Opozita e Bashkuar mblidhet në Shijak: Gati të largojmë Ramën nga pushteti

Opozita e Bashkuar është ndalur në Shijak. Agron Duka në fjalen e tij ka vënë theksin te rikthimi i koalicioneve të përbëra.

Gjithashtu kreu i Partisë Agrare Ambientaliste ka kërkuar maksimalizim të votës, teksa vuri ne dukje se duhet garantuar vota e diasporës.

Koordinatori i Opozitës së Bashkuar në Durrës Igli Cara,u shpreh se Rama duhet te iki nga pushtetit dhe për këtë opozita e bashkuar duhet ti tregojë qytetarëve arsyet se pse duhet të votojnë opozitën, teksa ka renditur vjedhjet e qeverisë.

Gjatë diksutimeve u theksua fakti se Reforma Zgjedhore do të  përfshijë Partitë Parlamentare dhe ato jo Parlamentare, si dhe u bë me dije se të avancohet me Projektin e Federatës së Opozitës.

Opozita e Bashkuar mblidhet në Shijak: Gati të largojmë