Bie prodhimi i energjisë, rënie me 11% në krahasim me të njëjtën periudhë të 2023-it
Prodhimi i energjisë së prodhuar në vend shënoi rënie në 3 mujorin e parë!
Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë kësaj periudhe u prodhua 2 milion e 477 mije e 892 MWh energji!
Krahasimi me një vit më parë tregon një rënie të prodhimit me 309.355, ose 11 % në krahasim me të njejtën periudhe të një vitit 2023
Në krye te konsumit të energjisë për tre mujorin qendrojne abonentët familjarë me 979,953 gwh, duke lënë pas sektorët e industrisë, shërbimeve dhe tranmsportit që morën 735,817.
Në kushtet e rënies së prodhimit me 11 % dhe rritjes së konsumit me 7.6 %, mungesa e energjisë në treg u plotësua nga importi.
Energjia e marrë nga vendet e rajonit ka shenuar gati dyfishim gjatë 3 muajev tyë parë të vitit 2024, duke arritur ne vleren e 535,149 mëh
Ndryshe nga ky tregues,energjia e dhene vendeve te tjera ka shenuar renie me 10%, shifer kjo e cila vlersohet ne masen e 814,228 nga 904,301 mëh qe ishte ne te njejten periudhe te nje viti me pare.
Sa i perket humbjeve ne rrjet ato rezultuan ne renie me 9.5% duke perfshire ketu humbjet ne shperdarje ato ne trasmetim dhe humbjeve teknike.
Ndersa ne raport verehet se ka nje rritje me 3.3% te energjise elektrike ne dispozicion, perfshire ketu energjise se prodhuar ne vend,asaj te importuar dhe eksportuar.
