Partner besnik për klientët, "SIGAL UNIQA'': Ngritja e një Qendre Inovative pranë Piramidës së Tiranës

“SIGAL UNIQA Group Austria” e cila prej 25 vjetësh është kryefjala e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon e që ecën me hapat e zhvillimit tëknologjisë, nuk mund të mos ishte pjesë e ndërtesës më novatore në Tiranë në një prej objekteve më të vizituara në kryeqytet, sic është piramida aty ku është mirë ideuar edhe kompana më e madhe të sigurimeve, “SIGAL UNIQA Group Austria”.

Themeluesi i kompanisë, Avni Ponari,teksa foli mbi rëndësinë që kanë sigurimet në përditshmërinë e gjithësecilit prej nesh, u shpreh se, zyra e“SIGAL UNIQA” pranë Piramidës klientët e vlerësuar dhe ata të rinj do të përballen me një përvojë tërësisht të re një kombinim perfekt midis shërbimit të nivelit evropian dhe një ambienti që frymëzon inovacion dhe zhvillim dhe auditor leksionesh mbi sigurimet dhe edukimin financiar në përgjithësi.

‘’Duke ndërtuar këtë degë që është e rëndësishmëe për ne, ne mendojmë se prmbushim një detyrim ligjor por edhe administrativ për Sigalin.

Këtu do të bëhen trajnime të fushave të ndryshme, aq më tepër do bëhen trajnime për të rinjtë të cilët duan të njohin botën e sigurimeve.

Ne kërkojmë që tashmë në kuadër të digjitalizimit dhe futjes së teknologjive të reja, në tu shërbejmë klientëve në pagesat e bankave në distancë.

Si për dëmet shëndetësore pas pasur nevojë të paraqitesh në zyrat tona, si për dëmet material ne krijojmë të gjitha mundësitë për të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e për të qenë afër me ne dhe për të qenë edhe të punësuarit tanë’’, tha Ponari.

Në 25 vitet e saj të përkushtimit ndaj cilësisë dhe shërbimit, “SIGAL UNIQA”është bërë një pjesë e pandarë e jetës së qytetarëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Përmes një stafi të kualifikuar prej 2400 punonjësish dhe agjentësh, SIGAL UNIQA ofron një gamë të gjerë të sigurimeve, duke mbrojtur jetën, shëndetin, pronën dhe më shumë për mbi 1.2 milionë klientë. SIGAL UNIQA Group Austria, jetojmëmëmirësëbashku