Polonia: Një Udhëtim Magjik në Zakopane, Szczawnica dhe Krakow
Në zemër të Europës qendrore, një vend i pasur me histori, natyrë të mahnitshme dhe kulturë e jashtëzakonshme po pret për të qenë destinacioni juaj i ardhshëm udhëtimor.
Me bileta të lira udhëtimi disa herë në Javë ËizzAir e bën të mundur këtë udhëtim mahnitës.
Nën menaxhimin e Agjencisë Turistike Polake, dhe me organizimin e WizzAir, do ju shfaqim Poloninë që nga Alpet Tatranske, në brigjet e lumit të Freskët Dunajecit, deri në rrugët e shkëputura të qytetit të lashtë të Krakoëit.
Zakapone; Porta e Alpeve
I thonë "Porta e Alpeve Tatranske"por Zakopane është një qytet i vogël i vendosur në malin e Tatras në jug të Polonisë.
Me pikat e saj të larta malore, ajrin e pastër dhe traditën e fuqishme të arkitekturës së drurit, Zakopane është një destinacion i preferuar për turistët aventurierë dhe dashamirës të natyrës.
Gjatë vizitës në këtë qytet të bukur, nuk duhet të humbisni mundësinë për të eksploruar Stacionin e Bukurorëve Kasproëy Ëierch, ku panoramat e mrekullueshme malore do t'ju bëjnë të përjetoni një eksperiencë tepër unike.
Pasi të zbrisni nga Stacioni i Bukurorëve Kasprowy Wierch, është e rëndësishme të shëtisni në tregun e Zakopanit, ku mund të blini artizanat lokal.
Kuzhina tradicionale, kryesisht malore, pijet lokale dhe ëmbëlsirat vendase do të bëjën që udhëtimi juaj të jetë i jashtëzakonshëm.
Arkitektura e shtëpive të një stili unik, qindra vjeçar, objekt kulti mijëra vjeçare, dhe rrugicat e qytetit do të bëjnë që ta shijoni çdo orë në Zakapone.
Është qytet për çdo stinë, pë rata që e duan dimrin, pistat e skive po ju presin, ndërsa ata që duan gjelbërim dhe natyrë të mrekullueshme mund të shkojnë në çdo kohë.
Zakopane nuk është vetëm një destinacion dimëror për skiatorët, por është një qytet që ofron bukuri natyrore dhe aventurë në çdo stinë.
SzczaWnica: Oaza e Relaksimit
Jo shumë larg nga Zakapone, në malin e Pieniny, gjeni një oazë të vërtetë të frymëzimit dhe relaksimit në qytetin tjetër malorë e të bukur Szczaënica.
E njohur për ujin mineral të saj të pasur dhe të shëndetshëm, si dhe për shtratin e lumit Dunajec, Szczaënica është një destinacion i shkëlqyeshëm për ata që duan të ndihen të rikuperuar dhe të freskët.
Me një gamë të gjerë aktivitetesh, nga Rafting në lumin e freskët të Dunajecit deri në stacionet e shëndetit termal, ka diçka për çdo shije në Szczaënica.
Një ndër atraksionet më të njohura është rafting në lumin e bukur Dunajec.
Në këtë udhëtim emocionues, turistët udhëtojnë nëpër ujërat e egra të lumin Dunajec në një varke prej druri, duke përjetuar një adrenalinë të papërshkrueshme dhe duke shijuar pamjet e mahnitshme natyrore në anën tjetër të rrjedhës.
Duke lundruar në varkën e drurit turistët përjetojnë një aventurë të vërtetë në mes të malet e mrekullueshme që ngjajnë si të zbukuruara me dorë nga një piktor i talentuar.
Pamjet e malit Tatra dhe mali Pieniny që ndodhen përballë njëri-tjetrit shkëlqejnë me bukurinë e tyre të jashtëzakonshme, duke i bërë momentet e këtij udhëtimi të pashlyeshme dhe të paharrueshme.
E gjithë kjo bën që rafting në lumin Dunajec të jetë një përvojë që nuk duhet të humbasësh kur vizitoni Poloninë, sidomos për faktin që kjo rrugë uji kalon mes dy vendeve, Polonisë dhe Sllovakisë, duke ofruar një perspektivë të shkëlqyer kufitare.
Për të përjetuar një pamje tërheqëse të maleve Tatra dhe për të gëzuar bukurinë e natyrës nga një kënd i lartë, udhëtimi me teleferik në malin Palenica është një opsion i shkëlqyer.
Me një udhëtim të shkurtër me teleferik të hapur, udhëtarët arrijnë në majën e malit Palenica, ku ata përshkojnë një panoramë të jashtëzakonshme të Alpeve Tatra dhe të krijojnë kujtime të paharrueshme.
Krakow; Qyteti i Artit dhe Kulturës
Kultura polake, tradita, modernja dhe historia janë të gjitha në rrugët e qytetit të lashtë të Krakoëit.
Si një nga qytetet më tërheqëse dhe të pasura kulturorë në Europë, Krakoë ofron një përzierje të shkëlqyeshme të arkitekturës gotike, kisheve të lashta dhe rrugicave të shtjelluara me gurë.
Kohën e mbretërisë së Polake do të shpërfaqet në detaje nëpër muzetë e jashtëzakonshëm në Krakoë, aty ku mund të kaloni disa orë duke parë artifakte, piktura gjigande origjinale miëjra vjeçare, dhe sende persionale të familjes mbrëtërore.
Me një histori që shtrihet mijëra vjet mbrapa, kjo qytet ofron një varg atraksionesh të mahnitshme për vizitorët.
Nga Kështjella e Wawelit, një simbol i fuqisë dhe pasurisë së vjetër, deri te Qyteti i Vjetër me sheshet e tij të gjelbra dhe arkitekturën e bukur të shekullit të mesëm, Krakoë është një destinacion që nuk duhet të humbasësh kur vizitoni Poloninë.
