Nga punëtor ndërtimi në Europian, historia e jashtëzakonshme e kroatit Marco Pasaliç
Një histori e jashtëzakonshme ajo e futbollistit kroat, Marko Pasaliç.
Sulmuesi i Rijekas deri para pak vitesh punonte si punëtor ndërtimi në Gjermani, ndërsa tashmë do të jetë pjesë e Kombëtares kroate në Kampionatin Europian, që do të mbahet pikërisht në Gjermani.
Të hënën, Zllatko Daliç bëri publike listën e lojtarëve të skuadrës kroate, e cila do të përfaqësojë kombin ballkanas, në Kampionatin Europian.
Por për njërin prej tyre, ky ndoshta do të jetë momenti më i paharrueshëm i jetës së tij.
Bëhet fjalë për sulmuesin e Rijekas, Marco Pasaliç.
Lojtari kroat ka një histori të jashtëzakonshme, aq sa frymëzon këdo, duke dhënë mesazhin për t’u mos u dorëzuar në arritjen e ëndrrave dhe qëllimeve në jetë.
Ish-futbollisti i Dortmund-it, i lindur dhe rritur në Karlsruhe të Gjermanisë, ka rrëfyer se deri para pak vitesh punonte si punëtor ndërtimi.
“Kam filluar në vitin 2017. Babai më regjistroi në fakultet pas gjimnazit, por unë nuk doja ta mbaroja për shkak të futbollit, më tha që nëse nuk shkoja në shkollë, duhet të shkoja të punoja në ndërtim.
Çdo mëngjes në orën 8 mblidheshim unë, vëllai dhe dy punëtorë.
Gjëja më e keqe për mua ishte të punoja kur ishte dimër dhe kur jashtë ishte 35 gradë.
Pas 6 apo 7 muajsh, fillova të mësohesha.
Në fund, bëhet fjalë për të pasur bukë në shtëpi.
Kur nuk e bëra si duhet, më goditën me grusht në hundë”, tha 23-vjeçari.
Më tej, ai u shpreh se nuk e besonte se trajneri Daliç i kishte bërë ftesë për të qenë pjesë e Kombëtares kroate, ndërsa ndjenja kur po udhëtonte drejt Zagrebit, për t’ju bashkuar grupit ishte e papërshkrueshme për të.
Jeta ime rrotullohej rreth kombëtares së Kroacisë dhe ëndrra ime për t’u ftuar u realizua, përfundoi Marco Pasaliç.