Nis “hemorragjia” te Kukësi, largohet titullari i portës

Angelo Tafas, i cili prej katër sezonesh ka mbrojtur portën e Kukësit, ka njoftuar “divorcin” me ekipin verilindor nëpërmjet një rrjeteve sociale.

“Dua t’ju informoj të gjithëve se nuk jam më pjesë e F.K Kukësit.

Kisha nderin dhe kënaqësinë këto 4 vite të isha lojtar dhe kapiten i kësaj skuadre.

Dua të falënderoj F.K Kukësi dhe familjen Gjici për besimin e dhënë dhe të gjithë tifozët për përkrahjen gjatë kësaj kohe.

Falënderime për trajnerët, bashkëlojtarët dhe bashkëpunëtorët e tjerë në klub.”