De Boer “duartroket” Interin: U treguan skuadër fantastike, në Champions të ndjekin të njëjtën rrugë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Maj 2024, 23:34
Ish-tekniku i Interit, De Boer pati vetëm fjalë të mira për zikaltërit.
“Inter u tregua fantastik, kanë luajtur shkëlqyeshëm dhe i dërgoj përgëzimet e mia trajnerit Inzaghi dhe stafit të tij.
Jam i lumtur për tifozët e tyre, nuk qëndrova gjatë në Milano, por kam kujtime të bukura. Jam krenar për atë aventurë pasi Inter është një nga klubet më të mëdha në botë.
Objektivi Champions? I janë afruar, por nuk është e lehtë sepse atë trofe e duan të gjithë. Duhet të vazhdojnë në këtë rrugë.
Futbolli italian? Është shumë konkurues, Serie A është një nga kampionatet më të forta ashtu si Gjermania, Spanja dhe Anglia. Mendoj se Serie A është shumë pranë Premier Leagues në këto vitet e fundit”, u shpreh De Boer.

