Taulant Seferi nuk ndalet, shënon golin e 10-të në Emiratet e Bashkuara Arabe

Tjetër gol nga Taulant Seferi në Ligën kryesore të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Sulmuesi kuqezi, pjesë e Bani Yas, shënoi që në minutën e 14-të në transfertë me Shabab Al-Ahli Dubai në ndeshjet që i përket raundit të 23-të.

Seferi shfrytëzoi një pasim të Al Noobi, për të zhbllokuar rezultatin.

Kujtojnë që një javë më parë ish-sulmuesi i Tiranës realizoi edhe në barazim 3-3 përballë Al Bataeh.

Në 23 ndeshje ku është aktivizuar, Seferi ka mundur ta gjejë 10 herë rrugën e rrjetës.