Operacioni i SPAK-ut, arrestohet në Itali, Ilia Ndoka

Është arrestuar në Itali një prej të shpallurve në kërkim në kuadër të operacionit të fundit të SPAK të koduar “Revanshi”, ku u lëshuan 50 urdhër-arreste dhe u goditën 7 grupe kriminale, bazuar në bisedat e aplikacionit të përdorur nga krimi “Sky Ecc”.

Ndoka akuzohet për pastrim parash dhe bashkëpunim me bandat e krimit. Ilia Ndoka ka qenë pjesë e grupit të ish-deputeti të Partisë Socialiste, Arben Ndoka, dhe ky i fundit i shpallur në kërkim për pastrim parash e grup kriminal

Pritet një komunikatë zyrtare në lidhje me arrestimin në Itali të Ilia Ndokës. Në komunikimet e “Sky Ecc” u zbardh se Arben Ndoka kishte rekrutuar vrasës me pagesë për t’i bërë atentat “të fortit” të Niklës, Durim Bamit, pasi dyshonte se ai ishte i përfshirë vrasjen e vëllait të tij Aleksandër Ndoka.

Javën e kaluar SPAK lëshoi 50 urdhër arreste per grupe kriminale me një historik të pasur veprash kriminale. SPAK në njoftimin zyrtar dhe se goditi 7 grupe kriminale, ku pjesë kanë qenë edhe zyrtare të lartë policie.