Plagosja e të riut në derë të shtëpisë, policia zbardh ngjarjen e mbrëmshme në Durrës, shpallet në kërkim kushëriri

Një plagosje me armë zjarr ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit. Një 24-vjeçar i plagosur në këmbë me armë zjarri është paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin e Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të banesës të të riut, ndersa policia ngritur pika kontrolli dhe vijoi gjatë gjithë natës kontrollin e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Ndërsa sot policia ka arritur të zbardhë ngjarjen në fshatin Shënavlash.

NJOFTIMI I POLICISE

Falë reagimit në kohë dhe veprimeve profesionale në vendngjarje, Policia zbardh ngjarjen e ndodhur mbrëmë, në fshatin Shënavlash, ku u plagos me armë zjarri, në këmbë, 24-vjeçari E. B. Si rezultat i veprimeve hetimore, identifikohet autori i dyshuar i plagosjes (kushëriri i 24-vjeçarit).

Mbrëmjen e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në Spitalin Rajonal Durrës ishte paraqitur për të marrë mjekim, shtetasi E. B., 24 vjeç, pasi ishte plagosur me armë zjarri, në këmbë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda të DVP Durrës, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, në oborrin e banesës së 24-vjeçarit, në fshatin Shënavlash, ku në drejtimin e prokurorit, kryen të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e autorit.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se autori i dyshuar është shtetasi I. B., 33 vjeç, banues në fshatin Shënavlash, i cili gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri, në këmbë, djalin e xhaxhait të tij, shtetasin E. B., i cili vijon të jetë në spital, në kujdesin e mjekëve.

Vijon puna për kapjen e shtetasit I. B. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Ngjarja mbrëmë

"Durrës/Informacion paraprak: Në Spitalin Rajonal Durrës, ka shkuar për  ndihmë mjekësore, i plagosur në këmbë me armë zjarri në afërsi të banesës, në rrethana ende të  paqarta, shtetasi E.B, 24 vjeç, banues në Shënavlash.

Në vendngjarje kanë  shkuar forca të shumta të Policisë  dhe  drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë kontrollin e zonës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit të gatshëm vijon punën për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.", njofton policia e Durrësit.