Studentët denoncojnë: Instalimet elektrike në godina na rrezikojnë jetën, digjen disa pajisje elektrike

Përmes disa mesazheve, studentët kanë raportuar se janë djegur disa pajisje elektrike në godinat e qytet Studentit. 

Disa nga mesazhet e studentëve:

''Instalimet elektrike në godinën 11-12 rrezikojnë jetën e studentëve.

Digjen pajisjet e studentëve të akomoduar në godinë dhe pajisjet elektrike në godinë, ky rast është mbatur i fshehtë nga Drejtoresha Anila Shehu.

Kjo ngjarje e sotme ka vërtetuar edhe njëherë gjetjet e KLSH në Dhjetor të 2019 ku është evidentuar se punimet në këtë godinë janë kryer pa mbikëqyrës të punimeve.

Neser ne oren 10:00 si aktivist bejme reagim perball RSU nr:1''

''Pershendetje, jam nje studente e godines 12.

Eshte e vertete qe ka pasur mungese energjie dje ne darkë edhe si pasoje mua personalisht me eshte djegur plafonieri ne dhome edhe karikuesi i telefonit.

Sot kane ardhur punonjesit e Oshe edhe kane punuar per rregullimin e difektit te tyre te kabina elektrike.

Stafi i godines ka ardhur ne cdo dhome edhe ka dorezuar prane oshes difektet e ndodhura. Shpresoj qe Osheja te na demshperbleje sa me shpejt''.