Jorgo: Të gjitha ato që janë denoncuar në parlament në 2014-ën, kanë rezultuar të vërteta
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Maj 2024, 21:59
Juristja, Mirela Jorgo e ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se të gjitha ato që janë denoncuar publikisht në parlament në vitin 2014, kanë rezultuar të vërteta.
Jorgo: Unë do të sillja në vëmendje të gjitha deklaratat apo kallëzimet që janë bërë në vitin 2014 publikisht në parlament.
Dhe të mos e harrojmë atë shprehjen e fashmë të kryeministrit që dilte me shumë inat dhe thoshte: Droga, droga, krimi, krimi.
Nga 2014 e deri më sot po shohim që të gjitha ato që janë denoncuar publikisht në atë parlament kanë rezultuar të vërteta.
Sepse po vërtetohen faktikisht të gjitha.
Duhet përgëzuar SPAK-u, për goditjen e këtyre grupeve kriminale.
