KALEDONIA E RE NË KAOS/ Macron thërret sigurinë për situatën në territorin e Paqësorit që administrohet nga Franca

Protestat e dala jashtë kontrollit në kaledonian e re që administrohet nga Franca, ka detyruar Emmanuel Macron që të thërrasë urgjentisht këshillin e sigurisë për të parë një zgjidhje për situatën atje.

Presidenti francez Emmanuel Macron ka thirrur një takim të këshillit të tij të mbrojtjes dhe sigurisë për shkak të trazirave në territorin e Paqësorit të Kaledonisë së Re, që administrohet nga Franca.

Në dy takimet e mbajtura gjatë javës që lame pas është shpallur gjendja e jashtëzakonshme në këtë pjesë të territorit francez.

Kaledonia e Re, me një popullsi prej rreth 270,000 banorësh, është tronditur nga trazirat, e shkaktuara nga planet franceze për të vendosur rregulla të reja që do t'u jepnin dhjetëra mijëra banorëve jo-indigjenë të drejtën e votës.

Kanakët, të njohur si populli autokton përbën rreth 40% të popullsisë, por priren të jenë më të varfër dhe kanë më pak vite shkollimi se sa kaledonianët evropianë.

Grupet Kanak thonë se rregulloret e fundit të votimit do të zbehnin votën indigjene.

Kjo është dhuna më e madhe e parë në dekada.

Protestuesit kanë djegur automjetet, bizneset dhe ndërtesat publike dhe kanë marrë nën kontroll rrugën kryesore për në Aeroportin Ndërkombëtar La Tontouta, e cila është detyruar të mbyllet për fluturimet komerciale.

Të dielën, forcat franceze thyen dhjetëra barrikada në një përpjekje për të rimarrë rrugën kryesore për në aeroportin e arkipelagut.

"Rendi republikan do të rivendoset pavarësisht nga kostoja," u tha gazetarëve në Noumea, komisioneri i lartë i qeverisë franceze Louis Le Franc.

Nëse separatistët "dëshirojnë të përdorin armët e tyre, ata do të rrezikojnë më të keqen", paralajmëroi ai.

Të premten, kryeministri Gabriel Attal u takua me krerët e partive parlamentare për të diskutuar krizën, veçanërisht nëse do të zgjasë apo jo gjendjen e jashtëzakonshme përtej 12 ditëve të saj fillestare.

Kjo do të kërkonte miratimin e Asamblesë Kombëtare të dhomës së ulët dhe Senatit të dhomës së sipërme.