Biden: Situata në Gazë për shkak të luftës Izrael-Hamas, e dhimbshme
Unë mbështes protestën paqësore, jo atë të dhunshme, tha presidenti i SHBA-se Joe Biden duke iu drejtuar të diplomuarve në Kolegjin historik – vetëm me meshkuj – të “Black Morehouse”, disa prej të cilëve mbanin shalle palestineze të njohura si “keffiyeh” rreth shpatullave të tyre, sipas AP.
“Zërat tuaj duhet të dëgjohen dhe ju premtoj se do të dëgjohen”, tha Biden.
“Ekziston një krizë humanitare në Gazë, kjo është arsyeja pse unë kam bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm për të ndaluar luftimet dhe për të sjellë në shtëpi pengjet që ende mbahen nga Hamasi, pasi militantët e tij sulmuan Izraelin më 7 tetor”, theksoi presidenti amerikan.
Deklarata e Biden erdhi gjatë një fjalimi, në të cilin ai reflektoi gjithashtu mbi demokracinë amerikane dhe rolin e tij në mbrojtjen e saj.
“Është një nga problemet më të vështira dhe më të komplikuara në botë”, tha Biden.
“Nuk është aspak e lehtë. E di që zemëron dhe irriton shumë prej jush, përfshirë familjen time. Por mbi të gjitha e di që është e dhimbshme dhe të thyen zemrën. E thyen edhe timen”, tha presidenti amerikan.
Deri më sot, Biden i kishte kufizuar deklaratat e tij publike rreth protestave në kampuset e kolegjeve amerikane në mbrojtjen e të drejtës për protestë paqësore.
Gjatë fjalimit të tij rreth 30 minuta, Biden gjithashtu dënoi retorikën e Donald Trump për emigrantët.

