Ukraina zmbraps një sulm rus me dronë në Kharkiv

Ukraina deklaroi ka rrëzuar të gjithë 29 dronët kamikazë, të llojit Shahed, me të cilën Rusia e sulmoi Harkivin mëngjesin e së hënës.

Forcat e Armatosura të Ukrainës thanë se Rusia e lëshoi edhe një raketë balistike Iskandar-M, por nuk treguan nëse ajo është zmbrapsur.

Ky sulm u mbraps një ditë pasi 11 njerëz u vranë nga sulmet ruse në ofensivën e Moskës në rajonin e Harkivit, sipas zyrtarëve.

Objektiv i sulmeve me dronë ishin edhe rajonet Odesa, Mikolaiv, Poltava dhe Lviv, sipas Forcave të Armatosura.