Humbi jetën gjatë rrëzimit të helikopterit, nesër funerali i presidentit Raisi. 5 ditë zie në Iran
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Maj 2024, 12:15
Varrimi i presidentit iranian Raisit do të bëhet nesër. Gazeta iraniane e lajmeve Tasnim, e cila është e lidhur me Korpusin e Gardës së Revolucionit Islamik të vendit, raporton se funerali i Presidentit Ebrahim Raisi do të mbahet nesër në Tabriz – qyteti ku ai po udhëtonte dje.
Gazeta thotë se funeralet për të gjitha figurat e tjera që vdiqën do të mbahen gjithashtu nesër, duke cituar zyrtarë në provincën e Azerbajxhanit Lindor të Iranit.
Trupat paraprakisht do të dërgohen në departamentin e mjekësisë ligjore në Tabriz. Udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei ka lëshuar gjithashtu një deklaratë zyrtare duke shpallur pesë ditë zi publike për Presidentin Raisi.
