Sezon i pafat për Bajramin dhe Kumbullën, Sassuolo bie në Serie B
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Maj 2024, 16:59
Sasuolo ka humbur me shifrat përfundimtare 0-2 brenda në shtëpi kundër Kaljarit, ndeshje e vlefshme për javën e 37-të të Seria A.
Falë kësaj disfate, tashmë Sasuolo bie matematikisht nga kategoria, 1 javë përpara fundit të kampionatit.
Bajrami dhe Kumbulla nuk arritën dot ta mbanin ekipin e tyre në elitën e futbollit italian.
Golat i shënuan Prati në minutën e 71-të dhe Lapadula në minutat e fundit të lojës.
Një fitore me tepër vlera për skuadrën e Ranierit që hedh një hap të rëndësishëm drejt mbijetesës.
Sasuolo pozicionohet në vendin e 19-të me 29 pikë, ndërsa Kaljari në të 14-in me 36 pikë të koleksionuara.
