“If” kryeson Box Office, Charti i 10 filmave më të shikuar në kinema për gjysmën e parë të muajit maj
Filmi fantashkencë-komedi IF, ka arritur majat e Box Office me një shifër prej 10 milion dollarësh vetëm në ditën e parë të publikimit duke lënë pas një sërë produktesh kinematografike të muajit maj.
Top 10 e Box Office për gjysmën e parë të muajit maj tregon një shtim të audiencës në kinema veçanërisht me daljet e reja.
Kingdom of the planet of the Apes renditet e dyta me një shifër prej më shumë se 6 milion dollarësh, ndërsa pasohet nga The Strangers: Chapter One me 5 milionë dollar fitime gjysmën e parë të majit.
Ndërkohë në Top 5 e filmave më të shikuar në Kinema, renditen The Fall Guy dhe Back to Black secila me një shifër prej 2 milionë dollar.
Challengers, filmi aksion-sport vijon të mbetet në Top 10-cen e kryesusve të Box Office duke fituar 600 mijë dollar ndonëse është publikuar që prej muajit prill.
Gjithashtu GodZilla X Kong si dhe animacioni Kung Fu Panda duket se nuk do të bien nga charti I filmave pasi vijojnë me fitimet për më shumë se 400 mijë dollar ndonëse janë lançuar që prej marsit të këtij viti.
Rikujtojmë se Kung Fu Panda është një nga filmat më të shikuar të këtij viti me një fitim prej 49 milionë dollarësh që prej publikimit.