XHUBLETA NË DITËN E MUZEVE/ Trashëgimia kulturore botërore ruhet prej mijëra vitesh
Veshja tradicionale shqiptare xhubleta është ruajtur brez pas brezi dhe është sjellë në ditët e sotme ku edhe është bërë pjesë e trashëgimisë botërore që ruhet nga UNESKO. Në ditën ndërkombëtarë të Muzeve, në Shkodër u tregua një kujdes i veçantë për këtë veshje.
Në ditën Ndërkombëtare të Muzeve, Xhubleta ishte kryefjala e kësaj ngjarje.
E ruajtur nga UNESCO, Xhubleta si një veshje tradicionale shqiptare ka ardhur deri në ditët e sotme, e ruajtur breza pas brezash.
Ruajtjes e kësaj veshje e shpjegon 72 vjeçarja File Kola.
Përveç elementëve të krijimit të xhubletës, në muzeun ‘Oso Kuka’ në Shkodër janë ekspozuar edhe format e krijimit të elementëve të sermit, që vendosen si zbukurime të pjesës së përparme të xhubletës.
Përveç ekspozimit të 4 xhubletave, që janë pjesë e fondit të muzeut historik të Shkodrës, të shtunën u paraqitën edhe elementë të dije-bërjes së xhubletës.

