Megaoperacioni i SPAK-ut/ Si vepronte Martinaj në aleancë me Ndokën, Shullazin dhe Avdylin

Me 50 mandat arreste spak ka deklaruar se ka zbuluar aktivitetin e shtatë grupimeve të forta kriminale që veprojnë në shqipëri. Madje përmes hetimeve zbulohen edhe se kush nga grupimet bashkëpunonte për eliminimin e të tjerëve.  

Në deklaratën e prokurorisë së posaccme vihet re aktiviteti i Ervis Martinaj i deklaruar i zhdukur prej dy vitesh. Në hetime ngrihen dyshime për aleancën e tij me grupin e lezhës së drejtuar nga ish deputeti Arben Ndoka.

Të dydyshohet se kanë kontaktuar anëtarë të një grupi tjetër kriminal i cili vepronte në qytetin e Durrësit dhe kanë rekrutuar vrasës me pagesë të cilët veprojnë kryesisht në zonën e Fushë – Krujës dhe në zonën e Burrelit. Po kështu për të realizuar qëllimet kriminale Ervis Martianaj kontakton shtetasin Viktor Imeri cili sapo kishte përfunduar vuajtjen e dënimit me burgim i kërkon vrasjen e shtetasit Fatmir Hyseni.

Në ndihmë të  tyre vijnë  edhe shtetasit Emiljano Shullazi dhe Astrit Avdyli, të cilët edhe pse në kushtet e paraburgimit ndihmojnë për vrasjen e Durim Bamit.

Nga ana tjetër në zonën e Fushë Krujës spikat grupi kriminal i drejtuar nga shtetasi Durim Bami. Aleaca e tij shtrihet me të akuzuarin Leonard Duka dhe Fatmir Hysenin persona me precedentë të theksuar kriminal me qëllim vrasjen e Ervis Martinaj dhe mbështetësit e tij

Në dinamikën e hetimit të këtij procedimi penal, janë grumbulluar prova që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasi Durim Bami në bashkëpunim me shtetasin Altin Morina me detyrë efektiv i forcave “Renea” në kohën e kryerjes së krimit kanë organizuar kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Niklës dhe Tapizës.

Ndërkohë Shtetasi Klodian Shahini me detyrë me detyrë Shef i Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë, Lezhë, si pjesë e grupit të strukturuar kriminal ndihmonte shtetasin Edison Reci, duke i dhënë informacion në lidhje me automjetet dhe hyrje-daljet e shtetasit Preng Gjini.

Hetimi ka nxjerrë në pah se, këto grupe kriminale ishin në gjendje të paguanin shuma të mëdha parash me qëllim realizimin e vrasjes të kundërshtarëve të tyre.

Megaoperacioni i SPAK i zhvilluar përgjatë dy ditëve në 6 qytete, por edhe jashtë vendit ka çuar në çmontimin e 7 grupeve kriminale.  

Janë 50 urdhërarreste për personazhe të krimit të organizuar, por mes tyre ka edhe figura që dikur i përkisnin jetës politike.

Në qendër të këtyre grupeve kriminale është grupi kriminal i krijuar dhe drejtuar nga shtetasi Ervis Martinaj i cili është në aleancë me grupin kriminal që vepronte në qytetin e Lezhës të drejtuar nga shtetasi Arben Ndoka.

Këta dy grupe kriminale, për arritjen e qëllimit kriminal kanë kontaktuar anëtarë të një grupi tjetër kriminal i cili vepronte në qytetin e Durrësit.

Gjithashtu, të dy këto grupe kriminale  kanë rekrutuar vrasës me pagesë të cilët veprojnë kryesisht në zonën e Fushë – Krujës dhe në zonën e Burrelit.

Po ashtu për të realizuar qëllimet kriminale Ervis Martianaj kontakton shtetasin Viktor Imeri cili sapo kishte përfunduar vuajtjen e dënimit me burgim i kërkon vrasjen e shtetasit F.H