Drake e bën sërish, bast i çmendur për duelin e boksit Fury-Usyk
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Maj 2024, 16:27
Reperi kanadez Drake, i cili njihet edhe për bastet e tij të çmendura si në ndeshjet e futbollit dhe të sporteve të tjera, ka surprizuar sërish këtë të shtunë me shifrën që ka vendosur të luajë për duelin e boksit mes britanikut Tyson Fure dhe ukrainasit Oleksandr Usyk.
Drake njoftoi në Instagram se ka luajtur shumë prej 565,000 dollarë, duke përzgjedhur “The Gupsy King” si fituesin e duelit në ring.
Në rast se Usyk humb sot përballë Fury, atëherë reperi do të fitonte 1 milion dollarë.
