“Mamaja më thoshte ‘vdis tek burri’, unë haja dru”- Rita Lati rrëfen dhunën e përjetuar nga ish-bashkëshorti i saj: Në estradë shkoja e nxirë...

Aktorja e njohur, Rita Lati ka rrëfyer dhunën e përjetuar nga ish-bashkëshorti i saj, i cili ka ndërruar jetë nga një sëmundje e rëndë. Historia e saj gjithashtu është shprehur e më parë nga vajza e saj, Roza Lati, përgjatë kohë që ishte banore në shtëpinë e BBV 3.

Rita Lati është shprehur se donte të ndahej nga i shoqi i dhunshëm, por e ëma i thoshte që “vdis tek burri”. Aktorja tregoi se mori vendimin për t’i dhënë fund martesës vetëm kur pa tmerrin që po përjetonte vajza e saj, Roza Lati.

Aktorja u shpreh se Roza nuk është fajtore për asgjë, pasi sipas saj është rritur me kufizimin e familjes.

Unë doja të ikja, por mamaja ime thoshte vdis te burri. Publikun e kisha, Rozën e kisha, gjithë njerëzit më donin.

Me të kuqe, jo sikur kisha ngrënë dru, por sikur isha mbuluar me puthje. Zhvishesha shumë herë në banjë kur isha në estradë se isha e nxirë. Më pa një shoqja ime ‘I thashë jam rrëzuar’. Më tha ‘Ua paske një vaskë tha ajo’ (Qesh). Jam rrëzuar tek vaska i thashë.

E kemi mbuluar, i kemi kaluar të tëra. Po sa dilja në publik harroja çdo gjë, kjo është Rita. Kemi pasur edhe ditë të bukura bashkë, por kur Roza merrte kukullat dhe fshihej sa dëgjonte zilen. Kur terrorizohet fëmija, aty s’ka jetë më ”-u shpreh Rita Lati në Cherry On Top.