FOTO/ Dhunoi dhe tërhoqi zvarrë ish të dashurën në hollin e hotelit, Emily Ratajkowski dhe 50 Cent reagojnë ndaj Diddy-t

Emily Ratajkowski e quajti Diddyn një ‘përbindësh”, pas pamjeve të sulmit të tij të dhunshëm ndaj Cassie, në një hotel në Los Anxhelos në 2016.

Videoja e siguruar nga “CNN” shfaq Diddyn, me një peshqir të mbështjellë rreth belit të tij, duke ndjekur Cassie në korridor në hotelin InterContinental në Century City.

Kur videoja u postua në X, Ratajkowski ndau komenton e saj duke shkruar thjesht: ‘përbindësh’.

Rivali i Diddy, 50 Cent, emri i vërtetë i të cilit është Curtis Jackson, shkroi në Twitter me sarkazëm: “Tani jam i sigurt që Puffy nuk e bëri këtë, ai është i pafajshëm, kjo nuk dëshmon asgjë. Kështu do të thonë avokatët e tij, Zoti na ndihmoftë të gjithëve”.