TATUAZHET E SYVE – Gjithçka duhet të dini, por ekspertët janë kundër. Ja pse!

Rrjetet sociale priren të sjellin gjithmonë modën e re, por ekspertët shëndetësorë ngrenë alarmin kundër trendit të fundit: tatuazhi i syve.

Problemet mund të shfaqen përgjatë muajve, me komplikime të ndryshme deri në verbëri, paralajmërojnë ata.

Procedura e njohur si keratopigmentim është një zhvillim i kohëve moderne dhe mund të përdoret për qëllime terapeutike për të përmirësuar pamjen.

TATUAZHET E SYVE – Gjithçka duhet të dini, por ekspertët

Mund të përfshijë njerëzit që kanë plagë në pjesën e përparme transparente të syrit si rezultat i ndonjë infeksioni ose lëndimi, ose që kanë iris të paformuar mirë.

Mirëpo mjekët okulistë në Britaninë e Madhe kanë ngritur shqetësimin se procedura po bëhet një trend i njohur estetik, me influencuesit që postojnë video në TikTok duke iu nënshtruar një operacioni për të ndryshuar përgjithmonë ngjyrën e syve - shpesh nga kafe në blu ose jeshile.

TATUAZHET E SYVE – Gjithçka duhet të dini, por ekspertët

“Këta janë njerëz që kanë sy të shëndetshëm, nuk kanë probleme shikimin dhe kryejnë ndërhyrje, por mund të kenë implikime të mëdha afatgjata në lidhje me shëndetin e syve për gjithë pjesën tjetër të jetës", thonë ata, duke shtuar se këto përfshijnë ndjeshmërinë ndaj dritës, dëmtimin e kornesë që mund të rezultojë në humbje të shikimit, infeksione, rrjedhje të bojës në sy dhe reagime ndaj pigmentit që rezultojnë në inflamacion.

Bëjnë apel që personat që mendojnë tatuazhet e syrit duhet të peshojnë këto rreziqe kundrejt përfitimit të mundshëm.

Paralajmërimet vijnë pasi kongresi i parë botëror kushtuar keratopigmentimit është planifikuar të mbahet këtë muaj në Spanjë.