Kosova ''jashtë'' KiE-së, Kryeziu: I përmbushim të gjitha kriteret, është bërë një padrejtësi e madhe

Deputetja e VV në Kosovë, Arbëreshë Kryeziu në një intervistë në Ora News u shpreh se është bërë një padrejtësi e madhe lënia jashtë axhendës së KiE e Kosovës.

Kryeziu: Sot nuk e kanë votuar fare cështjen e Kosovës në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, që do të thotë se kemi humbur mundësinë që Kosova të futet në kuadër të axhendës.

Sot Këshilli i Ministrave nuk ka pranuar fare që të diskutojë për cështjen e Kosovës pavarësisht se ka pasur një opinion pozitiv të asamblesë parlamentare.

Mendoj se ky ka qenë një vendim i gabuar, sepse besoj se kësaj rradhe këshilli i Evropës nuk është orientuar drejt, ka vlera që si organizatë i përfaqëson dhe mendoj se është bërë një padrejtësi e madhe ndaj Kosovës meqënse tashmë jeni të vetëdijsshëm se i përmbushim të gjitha kriteret për të qenë pjesë e këshillit të Evropës.