Bala: Të gjitha arsyet e për një dialog Kosovë-Serbi kanë rënë, Asociacioni gozhdë floriri për serbët

Në “Drejt” nga Luan Rama, Alban Bala analist u shpreh se ka përshtypjen se Asociacioni është gozhda e Nastradinit, është gozhdë floriri për serbët.

Bala: Kemi pasur një marrëveshje që krijonte bazën e dialogut dhe kjo marrëveshje i kishte vendosur palët. Kam përshtypjen se Asociacioni ehte gozhda e Nastradinit, është gozhdë floriri për serbët dhe Kosova duhet ta pyesë veten sot nëse duhet të ulet apo jo në dialog.

Ne patëm një votim që mbështeste progresin përmes dialogut dhe angazhimin e Serbisë, duke mos kundërshtuar njohjen e Kosovës, por ajo por e kundërshton. Të gjitha arsyet e tjera për një dialog kanë rënë. Serbia nuk e njeh Kosovën dhe ky grup politik nuk po arrin diçka.