Çejku: Serbia e pengoi Kosovën për në KiE, fajtore edhe qeveria e Kurtit, me dy standarde
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Maj 2024, 22:17
Në “Drejt” nga Luan Rama, diplomati Arben Çejku tha se diplomacia serbe ia ka arritur të shtyhet vendimmarrjen për Kosovën dhe sot ndodhemi në një udhëkryq të kandidaturës së Kosovës për tu futur në Këshillin e Evropës
Çejku: Diplomacia serbe ia ka arritur të shtyhet vendimmarrjen për Kosovës dhe sot ndodhemi në një udhëkryq të kandidaturës së Kosovës për tu futur në Këshillin e Evropës. Mendoj se gishtin më së pari duhet ta drejtojmë si fillim tek qeveria e Kosovës.
Kryeministra Kurti ka bërë një letër tek BE-ja duke shprehur garanci se Kosova do ta fusë në agjendë dhe do të përfshijë komunat me shumicë serbe dhe do ta dërgojë në Gjykatë Kushtetuese. Këtu ka një qëndrim me dy standarde, sepse e pranon si kusht, por do të fitojë edhe kohë.
