EMRI/ Aksident i rëndë në Athinë! Ndërron jetë 22-vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në vendin e quajtur Nea Erithrea në Athinë, ku mbeti i vdekur një 22-vjeçar shqiptar i quajtur Angjelo Saliu .

Në rrethana që ende nuk dihen, motoçikleta që drejtonte 22-vjeçari shqiptar u përplas me makinën e drejtuar nga një 63-vjeçar grek Kostandino Ioanu, i cili u vu në prangat e policisë.

Si pasojë e aksidentit, 22-vjeçari gjeti vdekjen e menjëhershme. Policia po heton shkaqet e aksidentit.