Zappacosta: Ndjesi e keqe pas humbjes me Juventusin, Leverkusen ekip i fortë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Maj 2024, 22:11
Zappacosta, lojtari i Atalantës analizoi disfatën në finalen e Kupës së Italisë ndaj Juventusit, ndërsa dha mendimin e tij edhe për finalen e Europa League që do luhet ndaj Leverkusen.
“Humbja në Kupën e Italisë? Është gjithmonë ndjesi e keqe të humbasësh një ndeshje, veçanërisht një finale. Ka zhgënjim, por do të mundohemi ta harrojmë për të përballuar ndeshjet e radhës që na presin.
Çfarë mungonte? Finalet janë gara të veçanta, nuk është e lehtë për t’u kuptuar. Herë pas here duhet t’i kthejmë humbjet në favorin tonë, pra të marrim mësim. Leverkusen? Janë skuadër e fortë, s’kanë humbur asnjëherë” – tha ai.

