Të burgosurit e regjimit të posaçëm '41-bis' në Peqin nisin një grevë urie

Mësohet se 7 të burgosur të regjimit “41-bis”, në burgun e sigurisë së lartë në Peqin kanë kaluar në grevë të pjeshme urie.

Prej disa ditësh ata nuk pranojnë ushqimin dhe protestojnë përmes grevës lidhur me pretendimet rreth kushteve në të cilat mbahen të izoluar.

Të dënuarit thonë në ankesën e tyre se ushqimi nuk është i mirë dhe në të njëjtën kohë kushtet e izolimit janë ekstreme.

Mes personave që kane nisur grevën është edhe Anterio Kaloshi, i dënuar me burgim të përjetshëm për dy vrasje të ndodhura ne Lushnje.

Avokati Detar Hysi, që mbron interesat e Kaloshit, thotë se do të ndjekë hapat ligjore për të plotësuar kërkesat e klientit të tij.

Ndërkaq burime zyrtare nga ky institucion bëjnë me dije se të burgosurit prej 2-3 ditësh kanë refuzuar ushqimin, por jo kafen dhe ujin ku këtë të fundit e shoqërojnë edhe me sheqer.

Ata kanë refuzuar ushqimin pasi janë kundër aplikimit të regjimit “41-bis”, i cili parashikon izolimin e rreptë për ta.Kundërshti kanë shprehur edhe për kontrollet e shpeshta që janë kryer me urdhër nga vetë institucioni.

Mësohet se në grevë urie të pjeshme kanë kaluar:

Albert Ilir Kupa

Sokol Mjacaj

Aldo Hoxha

Anterio Koaloshi

Fatmir Pjetro

Erion Veziaj

Nikolin Topalli

Të burgosurve u lind e drejta t’i drejtohen gjykatës për pretendimet e tyre.