Guterres: Atentati ndaj kryeministrit Fico tronditës
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, António Guterres ka dënuar sulmin ndaj kryeministrit sllovak Robert Fico me termat më të ashpra. Kombet e Bashkuara e cilësuan sulmin si tronditës.
“Mendimet e sekretarit të përgjithshëm janë me kryeministrin dhe të dashurit e tij në këtë moment të vështirë”, tha sot një zëdhënës i OKB-së në Nju Jork.
“Ka pasur një atentat ndaj Robert Fico. Ai u qëllua disa herë dhe aktualisht ndodhet në rrezik për jetën. Orët e ardhshme do të jenë vendimtare”, thuhet në një deklaratë në faqen zyrtare të Ficos në Facebook.
“Askush tjetër nuk u plagos gjatë sulmit”, sipas ministrit sllovak të Punës dhe Çështjeve Sociale, Erik Tomáš.
Në deklaratën zyrtare thuhet se kryeministri u dërgua në Banska Bystrica në Bratislavë, sepse ishte e nevojshme “një ndërhyrje akute”. Handlova është rreth dy orë me makinë nga kryeqyteti Bratislavë.
Presidentja sllovake Zuzana Čaputová tha se i armatosuri i dyshuar ishte arrestuar nga policia.
Ajo tha se agjencitë e zbatimit të ligjit do të japin më shumë informacion kur të kenë mundësi duke i kërkuar publikut të mos përhapë thashetheme të pakonfirmuara.


