Sulm me thikë në Zvicër/ Gjashtë të plagosur, mes tyre një grua shtatzënë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Maj 2024, 11:41
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Zvicër, ku si pasojë e një sulmi me thikë, gjashtë persona kanë mbeturë plagosur, mes tyre një grua shtatzënë.
Ngjarja ndodhi ditën e djeshme, ku një kalimtar i plagosi 6 persona, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë për jetën.
Autori, një 40-vjeçar me kombësi të huaj është arrestuar nga policia.
Autoritetet besojnë se i dyshuari ka vepruar i vetëm, ndërsa ende nuk dihet shkaku i sulmit.
Në mesin e të plagosurve janë gjithashtu dy anëtarë të stafit të shkollës publike në Schöfingen.
Ata u sulmuan jashtë ambienteve të shkollës, por nuk dha detaje mbi gjendjen e tyre shëndetësore.
