Ankorohet kalaja lundruese me ndihma për Gazën, pritet shpërndarja me kamion brenda pak ditëve

Skeleti lundrues i ndërtuar nga SHBA-ja, e që do të bëj të mundur kalimin e ndihmave humanitare është ankoruar në Gaza, dhe pritet shpërndarja e për civilët palestinezë në ditët në vijim.

Është ankoruar në Gaza kalaja lundruese, që do të lejojë ndihmat humanitare të kalojnë në Gaza nga deti. Lajmi është bër I ditur nga Komanda Qendrore të SHBA.

Porti i përkohshme synon të plotësojë ndihmën që shkon përmes kalimeve tokësore në Gaza. Qëllimi fillestar është që të lejohen 90 kamionë me ndihma të hyjnë në Gaza çdo ditë përmes skelës, duke shpresuar që numri të rritet në 150 kamionë në ditë kur skela të jetë plotësisht funksionale.

Kamionët pritet të fillojnë të lëvizin ndihmat humanitare në breg në ditët në vijim, ndërsa Kombet e Bashkuara do të koordinojnë shpërndarjen brenda brezit të rrethuar. Ndërsa sqarojnë se asnjë trupë amerikane nuk kishte hyrë në Gaza.

Sistemi i përbashkët i logjistikës mbi breg përbëhet nga dy pjesë: skela lundruese ku do të shkarkohen ngarkesat dhe rruga për transferimin e dërgesave në pikën e shpërndarjes në Gaza.

Personeli ankoroi skelën rreth orës 7:40 të mëngjesit të ditës së enjte duke mbështetur misionin humanitar për të ofruar ndihmë shtesë humanitare për civilët palestinezë.

Skeleti kishte udhëtuar të mërkurën nga porti i Ashdod, rreth 30 milje larg, në plazhin e Gazës.

Të mërkurën, Mbretëria e Bashkuar njoftoi se dërgesa e saj e parë e ndihmës humanitare, duke përfshirë 8,400 strehimore të përkohshme, është në rrugën e saj nga Qipro në Gaza. Qiproja është pikënisja e ndihmave humanitare që do të dërgohen në Gaza përmes korridorit detar dhe skelës.

Të hënën, Pentagoni tha se kishte kontraktuar shoferë për mol, megjithëse nuk pranoi të identifikonte drejtuesit.