VIDEO-LAJMI/ Amarildo Nikolli, bashkëpunëtor i drejtësisë. “Shkodrani” përshëndet me dorë nga “313”-ta. Ja krimet e bujshme që pritet të zbardhen
Më 8 gusht të vitit të kaluar, policia njoftoi me bujë se kishte arrestuar Amarildo Nikollin, i cili edhe pse vetëm 35 vjeç, përpara autoriteteve ka zbardhur ngjarje kriminale të ndodhura në Vlorë, Tiranë dhe Shkodër si dhe ka përmendur emra të njohur të botës së krimit që i janë futur këtij aktiviteti kur ai ndoshta ka qenë vetëm 10 vjeç.
Ndërsa sot mësohet se ai ka fituar statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, pasi janë vlerësuar informacionet që ka dorëzuar në tryezën e hetuesve.
Ndërkaq, Ky është shikoni në pamje është Amarildo Xhanej Nikolli që është kthyer në bashkëpunëtor të drejtëisë.
Në këtë video të siguruar nga “Ora News” shikohet i riu i cili ndodhet në ambientet e ajrosjes në “Burgun 313” në Tiranë. Aktualisht ai mbahet në një ambient të vecantë për shkak edhe të statusit të fituar tashmë si bashkëpunëtor.
NJOFTIMI I SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përfundoi hetimet dhe dërgoi në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për gjykim të procedimit penal nr.148/1, të vitit 2024, në ngarkim të të pandehurve Leonard Luzi ( Zejno, Sejno), Amarildo Nikolli (Xhanej), Muharem Koroveshi (alias Muharem Ismaili alias Muharem Myftaraj) dhe Erio Zejno, të akuzuar për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrulla, “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armeve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar përkatësisht nga nenet 80, 278/1, 28/4, 333/a/1/2, dhe 334, të Kodit Penal.
Hetimet provuan se vrasja e shtetasve Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrulla, është porositur për hakmarrje dhe për marrjen në kontroll të lojërave të fatit. Rezulton se në datën 22.03.2013, në qytetin e Vlorës, është vrarë me armë zjarri shtetasi Erigert Zejno. Në lidhje me këtë ngjarje në datën 17.08.2013, u krye arrestimi i shtetasve Ervis Matodashaj, Nadir Ferko dhe Altin Sejdiraj. Në datën 21.04.2014, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka vendosur pushimin e hetimeve për të hetuarit Ervis Matodashaj etj., për mungesë provash, dhe në datën 04.12.2014, hetimet e këtij procedimi janë pezulluar për zbulimin e autorëve.
I pandehuri Leonard Luzi (Zejno), i dërguar për gjykim, është kushëri nga ana e babait me shtetasin Erigert Ferik Zejno, vrarë më datë 22.03.2013, në lagjen “11 Janari”, Vlorë. Hetimet provuan se i pandehuri Leonard Luzi, është financuar nga një person ende i paidentifikuar për të kryer vrasjet e dy shtetasve Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrulla.
Për këtë qëllim, i pandehuri Leonard Luzi, ka krijuar një grup të strukturuar kriminal, pjesë e të cilit janë i pandehuri Amarildo Nikolli, që do të ishte ekzekutori material i veprës penale, si dhe të pandehurit Muharem Koroveshi, dhe Erio Zejno, në rolin e ndihmësit. Të pandehurit Muharem Koroveshi, dhe Erio Zejno, kanë sjellë armët në banesën e të pandehurit Amarildo Nikolli në Vlorë, kanë ndihmuar në terren me gjetjen e personave të cilët ishin objektiv i atentatit, si dhe do të ndihmonin ekzekutorin Amarildo Nikolli, në largimin nga vendi i ngjarjes (pas kryerjes së vrasjes).
Vrasja e shtetasve Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrulla, nuk u bë e mundur, pasi në datën 07.08.2023, në orën 12:47, në lagjen “Uji Ftohtë”, në qytetin e Vlorës, gjatë kontrollit fizik kryer ndaj të pandehurit Amarildo Nikolli, nga shërbimet e policisë të Sektorit “Fast Albania”, i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: një pistoletë e markës Pietro Beretta, Mod 92 FS, cal.9, me një silenciator, me karikator të mbushur me 14 (katërmbëdhjetë) fishekë, të kalibrit 9 mm, si dhe një fishek i futur në folenë e qitjes. Ka rezultuar se ditën e arrestimit të tij, i pandehuri Amarildo Nikolli, kishte dalë pikërisht për të finalizuar krimin e porositur prej të pandehurit Leonard Luzi.
Pas dërgimit për gjykim të procedimit penal në ngarkim të katër të pandehurve të mësipërm, vazhdojnë hetimet në kuadër të një procedimi penal të ndarë, i cili synon zbulimin e bashkëpunëtorëve të tjerë në kryerjen e veprave penale.
Arrestimi i Amarildo Nikollit

Amarildo Nikolla alias Xhanaj nga Shkodra, u arrestua në pikun e sezonit turistik 2023, në zonën e Ujit të Ftohtë, pasi qarkullonte me armë zjarri me silenciator dhe me fishek në fole, gati për qitje.
Ai po qarkullonte me armë zjarri me silenciator dhe me fishek në fole, gati për qitje dhe dyshohej se kishte ardhur nga Italia në Shqipëri për të kryer një vrasje me pagesë.
Pas arrestimit ai ka pranuar të flasë para prokurorëve të SPAK, duke treguar sipas tij emrat e disa personazheve të botës së Krimit në Vlorë, Tiranë dhe Shkodër.
Dëshmia e tij fillimisht është marrë në konsideratë por pas vendosjes së përgjuesit në ambientet ku mbahej i izoluar, ka rezultuar se kishte diçka që nuk shkonte pasi Nikolli dyshohet se ishte shtyrë nga dikush tjetër për të dhënë atë deklarim para prokurorëve.
Pavarësisht kësaj situate aktualisht çështja ndaj Amarildo Nikollit vijon të mbahet në SPAK, pasi prokurorët e çështjes janë duke vlerësuar dëshminë e tij.
Emri i Nikollit u pjesë e kronikave në momentin që u kap me armë zjarri në Vlorë, në pikun e sezonit turistik të vitit 2023, në zonën e Ujit të Ftohtë.
‘Shkodrani’, siç edhe thirret nga shoqëria, po qarkullonte me armë zjarri me silenciator dhe me fishek në fole, gati për qitje dhe dyshohej se kishte ardhur nga Italia në Shqipëri për të kryer një vrasje me pagesë.




