Merr fund arratia e vrasësit të policit në Fier, Azgan Mërnica ul armët. Me policinë negociuan babai dhe daja

Dy ditë pas vrasjes së policit Novruz Cenalia në Fier, në orët e vona të kësaj të mërkure (15 maj) është dorëzuar në polici, autori i krimit, shtetasi Azgan Mërnica.

Kanë qënë daja dhe babai që kanë bërë të mundur që Marnica të vetdorzohet.

Po ashtu sipas burimeve besohët se pas vrasjes ai fshihej në fshatin Dermenas

Cenalia, efektiv i forcave “Shqiponja”, u vra mesditën e të hënës në fshatin Baltëz të Fierit nga 23-vjeçari Mërnica.

Ngjarja ndodhi pas një konflikti se kush kishte të drejtën për të kaluar me makinë në rrugën e fshatit.

Të dy debatuan me fjalë e më pas dolën nga mjetet përkatëse.

Në këtë moment, Azgan Mërnica qëlloi me 1 plumb pistolete në kokë efektivin që po shkonte në punë të merrte shërbimin.

Ndërkaq, sot u përcoll për në banesën e fundit efektivi i policisë së forcave “Shqiponja” 28-vjeçari Novruz Cenalia.

Në hollin e Teatrit Bylis në Fier u vendos arkëmorti me trupin e pa jetë të efektivit të policisë ku u kryen homazhe nga familjarë, kolegë, qytetarë dhe autoritetet për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

Më pas arkëmorti me trupin e tij do të përcillej në banesën e fundit në varrezat e fshatit Baltëz.

Efektivi i policisë Novruz Cenalia u vra dy ditë më parë në fshatin Baltëz pas një konflikti të çastit me 23-vjeçarin Azgan Mernica, i cili pas kryerjes së kësaj vrasjeje arriti t’i fshihej policisë deri në mbrëmjen e sotme.

CEREMONIA E HOMAZHEVE