Shëndeti mendor/ Psikologia Mustafaraj: Duhet një jetesë e shëndetshme dhe aktivitet fizik
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Maj 2024, 16:02
Psikologia Elona Mustafaraj lidhur me rastit e fundit të dhunës dhe vrasjeve në familje tha se rastet e kësaj natyre janë në agravimin e kësaj problematike.
Mustafaraj: Rastet e kësaj natyre janë në agravimin e kësaj problematike. Para se të flasim për problematikat e shëndetit mendor, duhet t’i referohemi shëndetit mendor si mirëqenie të funksionimit të individit. Pra kur flasim për shëndetin mendor, jo gjithmonë flasim për probleme dhe çrregullime.
Patjetër në këto raste i referohemi një problematike të shëndetit mendor, sepse në kushte normale askush nga ne nuk do të merrte veprime të kësaj natyre. Shëndeti mor kërkon që të gjithë të mbajmë një stil të shëndetshëm jetese. Më shumë aktivitet fizik dhe një jetesë të shëndetshme.