Firmoset marrëveshja, TELC i gjermanishtes tashmë edhe në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit me Akademinë Auxila GGMBH, në Gjermani, për të ofruar çertifikimin e testit TELC të gjuhës gjermane.

Rektori i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Adrian Civici theksoi se kjo marrëveshje i shërben bashkëpunimit, ndërkombëtarizimit dhe zgjerimit të partneriteteve me institucione që trajtojnë çështje me natyrë akademike shkencore dhe kulturore.

“Kjo marrëveshje, do të ketë në fokus veçanërisht mësimin e gjuhës gjermane në fusha specializuara që trajtohen si programe të veçanta studimi në fusha të tilla specifike, si ajo e mjekësisë, financës, shkencave poltike, duke bërë të mundur kështu kthimin e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë në një qendër të specializuar dhe të licencuar për sa i përket gjuhës gjermane,  sidomos për një numër të madh studentësh të cilët e studiojnë këtë gjuhë, por edhe pedagogët tanë në kuadër të bashkëpunimit me univeristet gjermane me të cilat ne kemi bashkëpunim”, tha Rektori i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë.

Drejtori i Akademinë Auxila GGMBH, Jürgen Debus vlerësoi bashkëpunimin me UniVersitetin Mesdhetar duke nënvizuar se për  çertifikimin e testit TELC, Universiteti Mesdhetar bëhet qendra e tretë në SËhqipëri, Ky test është kush për marrjen e vizës gjermane.