Ish-banori: Françeska e meriton më shumë finalen se sa Heidi, por këta do jenë finalistët në fund
Nga Lili Saraçi Përditësimi i fundit 15 Maj 2024, 13:01
Ilir Beqiri, ish-banor i spektakleve më të hershme të formatit “Big Brother”, në një intervistë për “Ora News” analizoi ecurinë e banorëve deri në këtë fazë lojës në “BBV3”.
Në analizën e tij ai u ndal tek loja e Françeskës dhe loja e saj për të mbledhur shumë informacion.
“Por gabimi i Françëskës është sepse ajo kur e nxjerr atë e nxjerr shumë keq. Por megjithatë besoj se Françeska e meriton më shumë finalen se sa Heidi.
Mendoj s edo jenë 5 finalistë që për mua do jenë: Juli, Romeo, Heidi, Egla dhe Meritoni. Françeska do të eliminohet fatkeqësisht, por që gjithsesi i bëj thirrje publikut që të votojnë për ta hequr Heidin”, tha Ilir Beqiri.
NDIQNI INTERVISTEN ME ILIR BEQIRIN

