Ilir Beqiri: Përveç Julian Dedës, nuk ka asnjë person VIP aty brenda në "BBV3"

Ilir Beqiri, ish-banor i spektakleve më të hershme të formatit “Big Brother”, në një intervistë për “Ora News” analizoi ecurinë e banorëve deri në këtë fazë lojës në “BBV3”.

Në analizën e tij ai u ndal tek edhe tek etiketimi i banorëve si persona “VIP”.

“VIP-a është pak ekspresive për ta thënë, unë personalisht nuk njoh asnjë VIP aty brenda, përveç Julian Dedës.

Eglën nuk e kam njohur më përpara, por duke u nisur nga fjala “VIP”, në Itali thonë se nuk fillon festa pa u prezantuar ai person.

Dhe këtu në Shqipëri, jo fillojnë festat, por edhe vetë VIP-at bëhen edhe më mirë”, tha Ilir Beqiri.

NDIQNI INTERVISTEN ME ILIR BEQIRIN