Ish-banori i BB: Nuk besoj tek dashuria e Heidit ndaj Romeos, pasi Romeoja është dhe pak fëmijë
Nga Lili Saraçi Përditësimi i fundit 15 Maj 2024, 11:07
Ilir Beqiri, ish-banor i spektakleve më të hershme të formatit “Big Brother”, në një intervistë për “Ora News” analizoi ecurinë e banorëve deri në këtë fazë lojës në “BBV3”.
Në analizën e tij ai u ndal tek lidhja e dy banorëve Romeos me Heidin, për të cilën tha se nuk beson tek raportet që krijohen brenda shtëpisë dhe në formate të tilla
“Në përgjithësi unë nuk besoj në raporte të tilla dhe tek dashuria e Romeos dhe Heidit nuk besoj aspak. Ose më saktë nuk besoj tek dashuria e Heidit ndaj Romeos, sesa anasjelltas, sepse Romeo është dhe më pak fëmijëror.
Ai ka luftuar shumë në atë shtëpi dhe i gjendur në këtë presion ka gjetur mbështetje tek ajo, apo tek fodukllëku i saj”, tha Ilir Beqiri.
NDIQNI INTERVISTEN ME ILIR BEQIRIN

