Ilir Beqiri “thumbon” banorin: Meritoni deri sa doli Ilnisa deri aty ka vajtur për inerci

Ilir Beqiri, ish-banor i spektakleve më të hershme të formatit “Big Brother”, në një intervistë për “Ora News” analizoi ecurinë e banorëve deri në këtë fazë lojës në “BBV3”.

Në analizën e tij ai u ndal tek skanimi i Meriton Mjekiqit dhe mënyrës së lojës që ai ka zhvilluar.

“Meritoni deri sa doli Ilnisa deri aty ka vajtur për inerci. Dhe unë do të kisha preferuar që lojën e Meritonit ta shikoja më përpara se sa dalja e Ilnisës.

Është një lojë që jo se më pëlqen, por të paktën është lojë e tij individuale”, tha Ilir Beqiri.

NDIQNI INTERVISTEN ME ILIR BEQIRIN