Merr flakë një automjet në Fier, shkak, shkëndija elektrike në ...

Një automjet tip “Fiat” është përfshirë nga flakët ketë mesditë në rrugën “Miço Plaka” në lagjen “Kastriot” në Fier.

Shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike në pjesën e motorit. Drejtuesi i mjetit ka ndaluar automjetin menjëherë pasi ka vënë re tym në pjesën e përparme të makinës.

Në vendngjarje ka shkuar zjarrfikësja që bëri të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa aty ndodhen edhe policia e grupi i eksperteve.

Për disa minuta qarkullimi i mjeteve është bllokuar duke krijuar radhë automjetesh.

Zjarri në automjet ka shkaktuar vetëm dëme materiale.