Shkupi ngre në këmbë Athinën e Sofjen, Canaj: Presidentja e re e nxori nacionalizmin që kishte, gjuha e saj për maqedonasit, jo për “Botën”

Inaugurimi i djeshëm i presidentes së re, Gordana Siljanovska Davkova, se edhe gjatë aktit ceremonial në Kuvend, duke mos e përdorur emrin kushtetues të vendit të saj të cilën e quajit thjesht “Maqedoni”, ka shkaktuar debat me Greqinë fqinje por edhe me Bullgarinë, vendet të cilat theksuan se deklarata e Siljanovskës bie ndesh me Marrëveshjen e fqinjësisë së mirë.

Presidentja, edhe para se të bënte betimin të dielën, shkaktoi një mosmarrëveshje diplomatike me Greqinë fqinje.

Për të kuptuar më shumë mbi situatën e re të krijuar në rajon pak deklaratave të fundit të presidentes së sapozgjedhur nacionaliste të Maqedonisë së Veriut i ftuar në studion e lajmeve në “Ora News”, ishte diplomati Blerim Canaj.

“Ajo faktikisht e nxori atë nacionalizmin që kishte brenda vetes dhe sikur edhe bota e kuptoi edhe si një mesazh se ajo çfarë ka arritur RMV-ja deri tani nuk njihet nga krerët e rinj të shtetit.

Ajo i foli dje popullit të saj, por që nuk ishte në fakt një gjuhë për botën, por për popullatën brenda RMV-së.

Por tani mbetet të shikojmë se si do të jetë sjellja e VMRO-DPMNE ndaj shqiptarëve. Dhe tani mbetet për të parë se si do të merren vesh z. Mickovski me z. Taravari në ditët në vijim. Nëse Taravari arrin ato që ka arritur Ali Ahmeti me postet që shqiptarët kanë pasur në qeveritë e mëparshme të Maqedonisë së Veriut”, u shpreh Canaj