“Qeveria malazeze po harton një draft pro serb”/ Gegaj: Kërcënimi i Vuçiç për rezolutën e Srebrenicës, kërcënim për një gjenocid të ri
Deputeti shqiptar në parlamentin e Malit të Zi Nikoll Gegaj, deputet në Malin e Zi në studion e lajmeve në “Ora News” hodhi dritë mbi tensionet e e fundit të krijuara mes Malit të Zi dhe Serbisë.
Shkak janë bërë presionet e shtuara në ditët e fundit ndaj institucioneve gjyqësore në Malin e Zi, të cilat ende nuk i kanë hetuar dhe dokumentuar krimet e luftës të ndodhura gjatë viteve ’90 dhe se përgjegjësitë për këto krime nuk janë vendosur në përputhje me standardet ndërkombëtare.
Çka ka shkaktuar dhe reagim të presidentit Aleksandër Vuçiç, i cili ka ashpërsuar gjuhën ndaj zyrtarëve malazezë për të mos e lejuar një gjë të tillë.
“Qeveria e Malit të Zi do të paraqesë amendamentet me tekstet përfundimtare për Rezolutën për të thënë se faji për gjenocidin është individual dhe nuk mund t’i atribuohet asnjë grupi apo komuniteti etnik. Qeveria malazeze dhe grupimit që ajo përfaqëson përpiqet të qetësojë partnerët e saj serb me këto propozime.
Mendoj se ka filluar dhe është duke u zhvilluar mes Vuçiç dhe Dodik. Këto veprime janë tregues të pastrimit të ndërgjegjes dhe jo politik, dhe të mos duket se jaën kundër Serbisë. Me këto amendamente po përpiqen që të qetësojnë Vuçiçin dhe Dodikun, por edhe kryeparlamentarin që i takon subjektit politik pro serb.
Por mendoj se udhëheqja e Malit të Zi duhet të fokusohet tek interesat e vendit dhe jo të të tjerëve, si Rusia dhe Serbisë.
Pjesa e fushatës kundër rezolutës për Srebenicën janë përveç politikanëve serb, çka janë dhe e keqja më e madhe. Dhe të gjitha këto veprime i cilësoj si kërcënime dhe ndikime të drejtpërdrejta të Vuçiçit, i cili ka qenë pjesë e qeverisë së vënë në akuzë për këtë gjenocid.
Dhe miratimi i kësaj rezolute do ishte hapja e Kutisë së Pandorës dhe është një kërcënim i drejtpërdrejtë për një gjenocid të ri”, u shpreh ndër të tjera deputeti shqiptar Nikoll Gegaj.


