Vrasja e policit në Fier, Dogjani: Ngjarje e rëndë, policisë i ka dalë situata nga kontrolli
Deputeti i PD-së, Asllan Dogjani në një intervistë në Ora News u shpreh se vrasja e policit në Fier është një ngjarje shumë e rëndë dhe se policisë i ka dalë situata nga kontrolli.
Dogjani: Është një ngjarje shumë e rëndë.
Një ngjarje e dhimbshme jo vetëm për kolegët dhe familjen e tij por edhe për gjithë qytetarët shqiptarë për faktin se vritet shteti vritet polici me uniformën e shtetit.
I kërkoj organeve ligjzbatuese që të sqarojnë të gjitha rrethanat e ngjarjes, të vejnë autorin para përgjegjësisë penale, të marrin masa për të kthyer policinë në misionin e saj, për të rikthyer policinë punën parandalusese të veprave penale.
Policia në vitet e fundit dita ditës ka dalë nga misioni i saj.
Policia duhet të bëjë një punë parandaluese.
Në momentin kur ne shohim që një djalë i ri lëviz i armatosur dhe qëllon mbi policinë e shtetit imagjinojeni se në cfarë deregjeje ka shkuar siguria e jetës në Shqipëri.
Policisë i ka dalë situata nga kontrolli.
