Të shtënat dje në Bulqizë, arrestohet bashkëpunëtori, arratiset autori i dyshuar

Ditën e djeshme u regjistruan të shtëna me armë zjarri në Bulqizë. 20-vjeçari Xhoni Sollaku është arrestuar si ndihmës i autorit.  Autori i dyshuar i këtij sulmi Fadil Tërnova, është shpallur në kërkim.

Pasditen e djeshme Tërnova dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të parkuar të një personi me iniciale A.P.

Njoftimi i Policisë

Bulqizë - Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë në drejtimin e Prokurorisë, në vijim të hetimeve të thelluara për dokumentimin me prova ligjore të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, ku shtetasi F.T., 36 vjeç, banues në Bulqizë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të parkuar të shtetasit A.P.

Në vijim të veprimeve, është bërë arrestimi i shtetasit Xh.S., 20 vjeç, banues në Bulqizë, i cili ka ndihmuar autorin shetasin F.T., për tu larguar nga vendngjarja. Ndërkohë vijon puna intensive për kapjen e shtetasit F.T.

Komisariati i Policisë Dibër, referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin S.B., 24 vjeç, banues në Peshkopi, pasi gjatë kontrollit fizik i’u gjet një armë e ftohtë (thikë).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Dibër.