Salianji: Jemi Në pritje të kolegëve të PS me vullnet të plotë për të hetuar çështjen

Kryetari i Komisionit Hetimor për sistemin TIMS Ervin Salianji, me anë të një video, shprehet se kolegët e PS kanë marrë leje për pushim, që duket se zgjat së tepërmi.

Salianji thekson se opozita është në vullnet të plotë për ta hetuar çështjen e sistemit TIMS. Ai shton se kolegët e PS duhet t’i bëjnë derman vetes, pasi askush nuk i përfshiu në afera.

Ervin Salianji: Në pritje të kolegëve të PS në Komisionin Hetimor për të dhënat e TIMS. Ata thonë se kanë pushim 5 minuta, por se pushimet e tyre zgjasin me orë. Jemi në pritje të rikthimit të tyre.

Ne jemi në vullnet të plotë për të hetuar çështjen dhe madje për të votuar edhe propozimet e kolegëve të Partisë Socialiste. Këta t’i bëjnë derman vetë se nuk i kemi përfshirë ne në këto afera.