Për*gjaken adoleshentët në Kosovë, të miturit u lënduan në kokë e fytyrë me mjete të forta në ambientet e shkollës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Maj 2024, 13:26
Një konflikt ka ndodhur mes disa nxënësish në një shkollë 9-vjeçare në Gjakovë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ka deklaruar se të përfshirë në konflikt kanë qenë tre persona të moshës 13-vjeçare.
“Dyshohet se janë lënduar me mjete të forta”, tha ai, duke treguar se pas marrjes së ndihmës shëndetësore ata kanë dalë nga spitali. “Rasti është duke u hetuar”, përfundoi ai.
