Presidentja Silianovska përdori emrin “Maqedoni” kur u betua, reagon Mitsotakis: E paligjshme dhe e palejueshme, s’pranojmë lapsus të tillë

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka reaguar duke shprehur mosmiratimin e Greqisë për deklaraten e presidente Gordana Silianovska, e cila u betua në emër të “Maqedonisë” dhe jo “Republikës së Maqedonisë së Veriut” siç parashikohet nga Marrëveshja Prespës.

Kryeministri grek në postimin e tij në Facebook shprehet se kjo është një “iniciativë e paligjshme dhe të palejueshme”, si edhe e ka konsideruar një akt që shkel Marrëveshjen e Prespës dhe vetë Kushtetutën e shtetit të saj.

Gjithashtu Mitsotakis, u shpreh se Greqia refuzon manipulime si ato me të cilat zonja Silianovska po nis mandatin e saj”, duke i bërë thirrje që t’i kthehet detyrave të saj ligjore dhe sjelljeve që rrjedhin nga roli i saj.

“Ne deklarojmë kategorikisht se nuk do të pranojmë rrëshqitje të ngjashme.

Dhe përsërisim se çdo përparim në marrëdhëniet dypalëshe, si dhe çdo hap i ndërmarrë nga Shkupi drejt Evropës, varet nga respektimi i sinqertë i marrëveshjeve.

Nga përdorimi i drejtë i emrit kushtetues të shtetit fqinj. Dhe sigurisht nga shmangia e sfidave”, përfundon kryeministri, Kyriakos Mitsotakis.

Postimi i Mitsotakis:

Zgjedhja provokuese e Presidentes së re të Maqedonisë së Veriut për të shkelur tekstin zyrtar të betimit dhe për ta quajtur vendin e saj me një emër tjetër është një nismë e paligjshme dhe e palejueshme.

Akt, i cili shkel Marrëveshjen e Prespës dhe vetë Kushtetutën e shtetit të saj.

Megjithatë, duke minuar të ardhmen e saj, siç është deklaruar tashmë nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Dihet se si opozitë, Demokracia e Re votoi kundër Marrëveshjes së 2019-ës, në fakt duke paralajmëruar në atë kohë problemet që do të krijonin dështimet e saj.

Si qeveri, megjithatë, ne respektuam nënshkrimin grek të një traktati ndërkombëtar, të detyrueshëm për vendin.

Për fat të keq, zhvillimi i fundit vërteton pozicionin tonë të qëndrueshëm të kujdesshëm.

Greqia refuzon manipulime si ato me të cilat zonja Silianovska po nismandatin e saj.

I bëj thirrje që t’i kthehet detyrave ligjore dhe sjelljeve që rrjedhin nga roli i saj.

Ne deklarojmë kategorikisht se nuk do të pranojmë rrëshqitje të tilla.

Dhe përsërisim se çdo përparim në marrëdhëniet dypalëshe, si dhe çdo hap i ndërmarrë nga Shkupi drejt Evropës, varet nga respektimi i sinqertë i marrëveshjeve. Nga përdorimi i drejtë i emrit kushtetues të shtetit fqinj.

Dhe, sigurisht, nga shmangia e sfidave.

Betimi i Silianovska

Presidentja e re e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silianovska në ceremoninë e djeshme të betimit në Kuvendin e Shkupit, e ndryshoi betimin dhe në vend që të bënte betimin si presidente e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ajo u betua si presidente e “Republikës së Maqedonisë”, duke shkelur Marrëveshjen e Prespës.

Kështu shkaktoi krizën e parë me Greqinë pasi ambasadorja greke S.Filippidou mori udhëzime nga Athina dhe ishte larguar nga ceremonia.