Socialistët e komisionit hetimor në Shëndetësi e nisin nga QSUT, ja lista e institucioneve që do pyeten për kontratat

Sot në orën 13:00, anëtarët e mazhorancës në Komisionin Hetimor për kontratat koncensionare në Shëndetësi do të zhvillojnë një vizitë në QSUT, për të parë zbatimin e kontratave objekt hetimi.

Ndërkohë me argumentin se PS po pengon hetimin, opozita më në krye kryetaren e Komisionit Albana Vokshi do të thërrasë një tjetër mbledhje, me rendin e ditës që ka ngecur te plani hetimor.

Komisioni hetimor i shëndetësisë prej javësh është futur në ngërç, ndërsa opozita e maxhoranca kanë akuzuar njëra tjetrën për pengim të qëllimshëm të hetimit.

Ndërkaq është publikuar dhe lista e institucioneve të parashikuara për t’u kontrolluar nga anëtarët e këtij komisioni.

HETIMI I KOMISIONIT

Socialistët e komisionit hetimor në Shëndetësi e nisin ngaSocialistët e komisionit hetimor në Shëndetësi e nisin nga